GJKKO: Nuk ka asnjë kërkesë me shkrim nga avokatët e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO një përgjigje për mediat ka bërë me dije se  në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë ditën e nesërme në orën 12:00 është parashikuar të mbahet seanca për shpalljen e vendimit.

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin!

Exit mobile version