Spahiu: SPAK nuk kontrollohet nga Rama, por nga projektet e SHBA

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK-u nuk është një degë e qeverisë së kryeministrit Rama, por një projekt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se pavarësisht se ky debat po qarkullon kudo që prej momentit të vendosjes së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, fakt është se Dumani nuk ka qenë asnjëherë i preferuar i Edi Ramës.

Spahiu tha se nëse vërtet SPAK-u do të ishte “vegël” e Ramës, ish-kryeministri Sali Berisha do ishte marrë nën hetim që para 10 vitesh, ndërsa ministrat dhe ish-kryebashkiakët e Partisë Socialsite, sipas juristit “nuk do çoheshin me dëshirë nga Rama”, nën hetim.

“A është sot SPAK-u dhe drejtësia një zgjatim i qeverisë? Unë do të thoja se SPAK dhe Altin Dumani nuk kontrollohen nga regjimi politik dhe Edi Rama. Ky është mendimi im personal. Mendimi im personal nuk do të thotë që është absolutja e të vërtetës por është ajo që besoj dhe që kam informacion dhe intuitë, kjo edhe për shkak të profesionit, se kam vite që jam në këtë fushë dhe e njoh nga afër mënyrën se si funksionon.

Mjafton t’ju jap një fakt. Altin Dumani nuk ka qenë i preferuari i kryeministrit Rama për të qenë në krye të prokurorisë, por ka qenë i preferuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po të ishte për regjimin politik të Edi Ramës, çështja Berisha do ishe hapur në 2014, 2015 jo pas 10 vitesh.

Unë mendoj se ishte reforma në drejtësi dhe projekti amerikan, besimi i tyre për të ardhur në këtë moment. Ne kemi 5, 6 kryetar bashkish, gjysmën e qeverisë nën hetim ose në burg. Rama nuk i ka çuar me dëshirë. Ai është shprehur sistematikisht që i ka miq të afërt dhe bashkëpunëtorë të mirë. Unë mendoj se SPAK-u ia ka nxirë faqen qeverisë në 2023. Ka bërë më shumë opozitë se PD, Rithemelimi, apo LSI”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

Exit mobile version