Bashkia e Durrësit ka akorduar një fond prej 21 milionë lekësh të vjetra për të blerë preparate për mirëmbajtjen e ujit të pishinës, e cila është ndërtuar së fundmi. Pas akordimit të disa muajve më parë të fondit prej 280 milionë lekësh, kreu i bashksië së Durrësit, Vangjush Dako ka zbrazur sërish arkën e Bashkisë, duke bërë një tender për preparatet e ujit.
Sipas dokumenteve që disponon “Boldnews.al”, Dako ka akorduar fondin limit prej 2.118.000 lekësh nga të ardhurat e Bashkisë, për blerjen e preparateve për mirëmbajtjen e ujit të pishinës. Mësohet se është kërkuar të blihet Acid Trichloroisocianurik, me ndërhyrje të shpejtë me ujin, granuluar, i bardhë, i ambalazhuar me material fibër. Do të blihet stabilizues PH (-) granuluar, i granuluar, me ambalazh plastik kundra lagështirës. Gjithashtu do të tenderohet alkacid, trajtues kundra algave, me ambalazh plastik kundra lagështirës. Do të blihet gjithashtu trajtues flokulacioni që eliminon nga uji pezullime mikroskopike që ndotin ujin, me ambalazh plastik kundra lagështirës. Këto specifikime janë për një pishinë normale me rreth 2000 m3. Materialet të jenë cilësore dhe afati i skadencës të jetë jo më pak se 1 vit.
Disa javë më parë, “Boldnews.al” publikoi dokumentet e tenderit për pishinën publike. Sipas dokumenteve në Agjencinë e Prokurimit Publik, Bashkia e Durrësit hapi disa muaj më parë procedurën për punë, ku do të bëhej “Rikonstruksion i pishinës publike loti II”. “Fondi limit pa TVSH është 28.296.000 lekë. Burimi i financimit janë të ardhura të vetë Bashkisë. Afati do të jetë 50 ditë, ndërsa hapja e ofertave do të bëhet në datë 12 maj 2016, në orën 10.00”, thuhet në dokument. Mësohet se pishina ka përfunduar.
Bregdeti i Durrësit zaptohet nga bizneset
Pushuesit, të cilët preferojnë të vendosin çadrën e tyre në hapësirat publike, e kanë të vështirë të gjejnë një vend bosh në plazhin e Durresit. Brezi i rërës është zaptuar nga privati. Katër hapësirat publike, pa pagesë, të përcaktuara nga Bashkia, konsiderohen si të pamjaftueshme për pushuesit.
Nga 100 plazhe të planifikuara për këtë sezon, vetëm 4 prej tyre mund të shfrytëzohen për të vendosur çadrën pa pagesë.
Ky raport mes plazheve publike e private është realizuar për shkak se, Bashkia, nuk ka kapacitetet e duhura për të pastruar dhe mirëmbajtur hapësirat publike. Ndaj, kalimi i plazheve tek privati është parë si lehtësim për administratën e Bashkisë. Por, nga ana tjetër, po kufizon përdorimin e këtyre hapësirave nga pushuesit, që nuk i kanë mundësitë financiare për të paguar një plazh privat.
Ndërkohë, pushuesit ankohen për papastëritë që mbizotërojnë në vijën bregdetare. E gjithë zona e plazhit është e mbushur me mbeturina, ndërsa në disa zona ka edhe mbetje inertesh. Pushuesit shprhen të pakënqaur edhe me ndotjen e ujit të detit nga derdhjet që behen nga lokalet. Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për mirëmbajtjen e plazhit.