Gjykata e Lartë e Venezuelës: “Dosja e Gon Xhafës në trafik”

Kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, zbulon dhe motivin pse kërkohej patjetër kapja e drejtësisë dhe e institucioneve kryesore të pushtetit të tretë.
Pse kërkohej me çdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën urdhërat e kupolës së Rama-Xhafaj, në mënyrë që të pastrohen dosjet e krimit, dosjet e drogës. Ky vendim gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, një pozicion kyç në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.
Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit. Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001.
Një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë.
Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja dhe Venezia) me degë në Itali dhe SHBA.
Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja.
Kështu përshkruhet aktiviteti i vëllait të Fatmir Xhafës, i caktuar nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Duma, ka ngritur dje një sërë pyetjesh në drejtim të Fatmir Xhafës;
A ka konflikt më të pastër interesi se sa ky?
Pse nuk flet Fatmir Xhafaj për këtë rast?
Pse hesht Edi Rama?
Hesht sepse për Edi Ramën që ka mbuluar Shqipërinë me drogë, ky nuk është një krim. Hesht, sepse vetë gjendet në krye të skemës së 30 për qind të parave për çdo rrënjë kanabis.
Po Shqipëria do të ketë drejtësi. Shqipëria do të pastrohet nga droga. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

Shtatë akuza nga Gjykata e Leçes
Fatmir Xhafaj, i cili është vënë në krye të operacionit për të reformuar drejtësinë shqiptare, në fakt është akuzuar prej kohësh se i vëllai i tij ka qenë pjesë e një organizate të trafikimit të drogës, së pari, nga Vlora në Itali e më pas organizata nisi të sjellë drogën nga vendet e Amerikës Latine në Europë.
Më poshtë po ju zbardhim akuzat dhe përshkrimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafajt (vëllait të kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj) të zbardhur nga akt-akuza orgjinale e Prokurorisë së Leçes, me plot 7 akuza që rëndojnë mbi të. Për të zbardhur këtë aktivitet kriminal, në vitin 2001, u përfshi edhe DEA (agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve), e cila më pas në bashkëpunim me Prokurorinë e Leçes dhe atë të Venezuelës ndërmorën operacionin për arrestimin e grupit të strukturuar kriminal.
Në dosje janë plot 7 akuza konkrete që tregojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në këtë aktivitet kriminal, i cili gjatë asaj kohe përveç përfshirjes në këtë aktivitet grup të strukturuar të trafikut të drogës, drejtonte edhe një grup të vetin të shpërndarjes në zonën e Bolonjas.

Exit mobile version