Gjykata liron ‘Ben Çamin’, u kap për kamionin me 570 kg kanabis

Lutfi  Shabani i njohur edhe me emrin ‘Ben Çami’ është liruar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi është marrë ditën e djeshme, pasi Prokuroria ka vendosur që t’i ndryshojë akuzën atij nga ‘trafik droge’ në ‘moskallëxim krimi’. ‘Ben Çami’ u arrestua në Durrës në lidhje me një kamion të mbushur me 570 kg drogë, kanabis sativa, që po transportohej për në Turqi.
Dy bashkëpunëtorët e tij sipas Prokurorisë ishin Eldi Zahiri e Janaq Kaceli. Por sot, ai është lënë i lirë. Ai u vu në pranga në muajin shkurt 2016 në qytetin e Durrësit dhe akuzohet se është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në trafikun e lëndës narkotike që u sekuestrua në Kapshticë, ku u vu në pranga një shofer.
Më pas, policia arrestoi edhe personin që pretendohet se është bashkëpunëtor me shoferin, ndërsa hetimet kanë çuar në pranga edhe Lutfi Shabanin, e madje sipas Policisë, ai është personi kryesor që ka kthyer në skenë edhe njëherë një prej linjave më të fuqishme të trafikut të drogës; atë me Turqinë.
Në atë kohë, Policia e Shtetit bëri me dije se kishte dyshime se mund të jetë vendosur sërish linja e trafikut të drogës me Turqinë, ashtu siç ka qenë edhe më parë. Ndërkohë tashmë Prokuroria ka mbyllur hetimet për këtë grup, duke ngritur akuzën e “Trafikimit te narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Exit mobile version