Gonzato: SPAK nuk duhet të jetë i vetmi institucion i angazhuar në luftën ndaj korrupsionit!

Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, gjatë konferencës në 5-vjetorit të SPAK, është shprehur se ky institucion drjetësie ka “krijuar një strukturë solide”.

SPAK, tha Gonzato, në fillimet e saj është përballur me burime të kufizuara në një shtet i cili ka luftuar me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe një histori në të cilën politika ka ndërhyrë.

Është kënaqësi që u bashkohem në festimet e 5-vjetorit të SPAK. Kjo javë ka qenë e mirë, filloi me hapjen e grupkaitullit të pestë të negociatave, i ndjekur nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që sot festojmë një element kaq të rëndësohem të Reformës në Drejtësi, që bëri të mundur fillimin e negociatave.

Shumë prej jush keni qenë prej fillimeve të SPAK. SPAK është përballur me burime të kufizuara në një shtet i cili ka luftuar me kulturën e pandëshkueshmërisë dhe një histori në të cilën politika ka ndërhyrë”, tha Gonzato.

Ambasadori gjithashtu u shpreh se SPAK nuk duhet të jetë i vetmi institucion i angazhuar në luftën ndaj korrupsionit.

“SPAK nuk është dhe nuk duhet të jetë institucioni i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky ripërforcim i punës që është bërë do të sjellë edhe më shumë besimin e publikut te sundimi i ligjit. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të tilla”, tha ai.

Exit mobile version