Kalifornia në alarm, guvernatori shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të gripit të shpendëve

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të një shpërthimi të gripit të shpendëve, i cili ka infektuar 34 njerëz në shtet.

 

Sipas zyrës së guvernatorit, ky zhvillim nxjerr në pah nevojën për të rritur përpjekjet e monitorimit dhe për të forcuar reagimin mbarëkombëtar për të kontrolluar dhe reduktuar përhapjen e virusit.

Në një njoftim për shtyp nga zyra e guvernatorit thuhet se në Kaliforni nuk është identifikuar asnjë transmetim i gripit të shpendëve nga personi në person. Pothuajse të gjithë individët e infektuar kishin kontakt të drejtpërdrejtë me bagëtinë e infektuar.

Sipas të dhënave nga Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), virusi H5N1 tani është përhapur në 16 shtete midis bagëtive qumështore pas zbulimit fillestar të tij në Teksas dhe Kansas në mars 2024. Në mbarë vendin, janë raportuar 61 raste njerëzore të H5N1 që nga prilli, duke përfshirë një rast të rëndë të konfirmuar së fundmi në Luiziana.

Exit mobile version