Grabitja e madhe para zgjedhjeve/ Edi Rama do dhurojë dhe 580 hektarë toka, për 40 investime të tjera strategjike

Duke përdorur ligjin për investimet strategjike, kryeministri Edi Rama dhe klani i tij mafioz, nuk po heqin dorë nga grabitja e tokave shtetërore në bregdet e zonat preferenciale, por dhe të tokave private që u janë njohur ish- pronarëve e nuk i kanë regjistruar akoma në hipotekë.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama, i ka kërkuar Komitetit të Investimeve Strategjike me kryetar Edi Ramën, të marrë informacion në Komisionin e Kthim-Kompensimit të Pronave e Hipotekë, për tokat e lira në Sarandë, Himarë, Vlorë, Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Lezhë e Shkodër.

Të dhënat janë kërkuar, në vijim të skemës së Ramës për t’ia dhënë personave e biznesmenëve, që kanë bërë kërkesa për të marrë toka falas apo për t’i blerë me 10% të çmimit, me sebepin dhe në maskën e investitorëve strategjikë.

Deri në fund të muajit korrik 2024, qeveria nëpërmjet Komitetit të Investimeve Strategjike, ka dhënë 47 leje e tituj “Investitorë strategjikë”, të cilët i kanë marrë 11 oligarkë, miq e klientë të tij, mes tyre edhe ish-ministrja Olta Xhaçka.

Në total, për këto leje janë dhuruar e shitur 358 hektarë toka në bregdet dhe zonat preferenciale turistike, me 10% të çmimit shtetëror e të vlerës së tregut, ndërkohë që u janë dhënë për 30 vite në përdorim dhe 1.8 milionë m2 plazhe e 350 hektarë parqe natyrore.

Në Komitetin e Investimeve Strategjike- KIS janë bërë 114 kërkesa të tjera nga oligarkë, biznesmenë e persona që thonë se janë të lidhur me investitorë të huaj, për marrje lejesh, titujsh e tokash si “Investitorë strategjikë”.

Por deri tani, janë përzgjedhur e janë në proces miratimi, 40 kërkesa për dhënie leje “Investitor Strategjik”, me projekte për resorte, komplekse hotelesh, vilash e pallatesh, në zona dhe sipërfaqet e piketuara prej tyre.

Qeveria do t’ua plotësojë dëshirat sipas kërkesave, duke vendosur t’u dhurojë e shesë me 10% të çmimit, 580 hektarë toka në bregdetin dhe zonat preferenciale të bashkive Sarandë, Himarë, Vlorë, Fier, Lushnjë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Lezhë e Shkodër.

Më 4 prill 2024, parlamenti me propozim të Kryetarit të Komisionit të Ekonomi-Financave, Eduard Shalsi, zgjati deri në fund të vitit 2024, afatin e zbatimit të ligjit për investitorët strategjikë, me justifikimin se ka shumë projekte moderne që do zhvillojnë turizimin.

Exit mobile version