Një grabitje spektakolare për shkak të kohës rekord në të cilën është realizuar ka ndodhur në datë 14 shkurt të këtij viti në Tiranë. Bëhet fjalë për vjedhjen e 8 televizorëve të mëdhenj nga një lloto sporti në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë. Hajdutët ndalojnë makinën në anë të rrugës dhe pasi hapin të gjitha dyert nisin punën e tyre rreth orës 04:44.
Hyjnë brenda në ndërtesë, marrin televizorët dhe i vendosin me shpejtësi në makinë. Shkojnë e vijnë deri sa marrin nga llotoja plot 8 televizorë, ndërsa i fundit, i nënti, u bie në tokë. Më tej largohen pa u shqetësuar, teksa gjithçka ka ndodhur brenda një minute e gjysmë.
Pronari i llotos, i cili ka mundur të sigurojë filmimet e vjedhjes nga kamerat e një tjetër biznesi, tregon se ka bërë denoncimin në polici një natë më pas, por uniformat blu janë nuk e kanë marrë për bazë denoncimin e tij.
“Bëra denoncimin por deri tani asnjë gjë. Policia thotë që s’mund ta identifikojë targën, ndërkohë që me pak punë mund të dallohet. S’e kanë vënë ujin në zjarr. Apeli im është është që ta gjejnë kush mund ta ketë bërë sepse makina është e dukshme dhe targa del lehtësisht në laborator“, tregon pronari per JOQ.al.