Taulant Balla gjobëvënësi i Librazhdit, çdo vend pune apo tender bëhet me ryshfete të majme

Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon deputetin socialist Taulant Balla se ai është gjobëvënës në Librazhd.
Me anë të një statusi në Facebook, duke publikuar një mesazh të një qytetari Berisha shkruan se, në Librazhd për çdo vend pune apo tender paguhet ryshfet i majmë.
Postimi i plotë
Taulant Balla gjobvënësi i Librazhdit!
Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhitalë. sb
“Çdo vend pune apo tender në këtë Librazhd bëhet me ryshfete të majme
Zoti Sali Berisha. Në Librazhd po ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë në këto 25 vite 4 apo 5 persona po gllabërojnë çdo gjë që i ka mbetur këtij qyteti… nën komandën e Taulant Ballës punojnë mjeshtrat e hajdutërisë.

Të të vesh në punë në shtet duhet të kalosh të bësh pagesën ke shoferi i Ballës, Avni Mema. Që të marrësh një tender në Bashkinë e Kaç Gurrës duhet t’i ndash paratë me Kaçin ..tenderat i merr të gjitha blerësi i votave të Çermenikës Lul Hasballa..Spitali i Librazhdit ndodhet prej dy vjetësh në dorën e inxhinierit bashkëfshatarit të Taulantit nga fshati Kostej, Bledi Hima, i cili përgjatë fushatës elektorale bashkë me Hasballën pushtuan Çermenikën për 25 ditë duke i shantazhuar dhe duke blerë çdo votë…pasojat po i vuan sot Spitali i Librazhdit ka plot dy javë që nuk gjendet asnjë medikament as shiringa që janë më minimalet…”
“Zoti Berisha, ky mashtrues ordiner Taulanti të japi pak llogori sot në Spitalin e Librazhdit. Nuk ka as një medikament madje dhe shiringa ska. Doktorët të detyruar po i nxjerrin pacientët nga spitali pa kuruar ju thoni s’kemi çbëjme, ilaçe ska. Çdo ilaç e blejnë në farmaci private. anonim”.

Exit mobile version