Greqia: Shqipëria të plotësojë 5 kushtet

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. /r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a press konference with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015.

Përveç Holandës edhe Greqia duket se nuk e mbështet për momentin hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Ministri i Jashtëm grek bëri të qartë në një intervistë për televizonin grek “ERT” se, Shqipëria duhet të plotësojë edhe 5 kushtet e tjera të vendosura, përveç reformës në drejtësi
Gjatë një interviste ekskluzive, që Kryeministri Rama dha për “ABC News” pas një mëngjesi pune me ministrat e Jashtëm të 15 vendeve të BE, tha se asnjë shtet anëtar i BE-së, nuk është kundër apo nuk kushtëzon hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por sipas burimeve të “ABC News”, Holanda ka deklaruar se nuk do të votojë në favor të rekomandimit për hapjen e negociateve. Jo vetëm kaq. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, duke shprehur qëndrimin e Athinës zyrtare tha në një intervistë për televizionin grek “ERT” se, “Shqipëria duhet të përmbushë të pesë kushtet e përcaktuara dhe jo vetëm një, atë që i përket reformës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që procedura e integrimit në BE të jetë thelbësore”. Kotzias ka pasur në Bruksel një takim me homologun shqiptar Ditmir Bushati, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet greko-shqiptare dhe problemet që kanë dalë mes dy vendeve. Duke folur për këtë takim ministri i Jashtëm grek u shpreh në intervistë se kanë biseduar për uljen e toneve dhe normalizimin e raporteve dypalëshe.
Kotzias ka pohuar se në progres raportin e BE-së nuk tregohet nëse Shqipëria mund të marrë një datë për fillimin e negociatave brenda vitit 2016.
Ministri grek i është përgjigjur edhe akuzave të ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis, e cila mungesën e një kritike sado të vogël për Shqipërinë në progres raport, në lidhje me “çështjen çame” apo mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, e cilëson si një humbje për diplomacinë greke.
Kotzias ka deklaruar se opozita konservatore duhet të shohë se qeveria Tsipras prej fillimeve të saj në vitin 2015 ka dërguar raporte të plota dhe konkrete në BE, për sa i përket të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Exit mobile version