Rakuten sponsori i ri për 220 milionë euro

FC Barcelona's President Josep Maria Bartomeu (L) and Rakuten's President and CEO Hiroshi Mikitani pose with a jersey after signing a contract as main sponsor in Barcelona, Spain November 16, 2016. REUTERS/Albert Gea

Barcelona do të ketë një emër të ri në fanellën e saj, duke nisur nga sezoni 2017-2018, me Rakuten që u bë sponsori i ri i skuadrës katalanase në bazë të një marrëveshje prej 4 vitesh, por që synohet të zgjatë më shumë, dhe që në këtë hark kohor do t’i japë Barcelonës 220 milionë euro. E themeluar në vitin 1997 Rakuten është një ndër kompanitë më të mëdha në Japoni, ka filluar shtrirjen e saj jashtë vendit niponik në 2005 strategji që synon ta zgjerojë në mbarë botën përmes akordit me një prej klubeve më të mëdha të futbollit në planet.
Rakuten do të zëvendësojë në këtë mënyrë Qatar Airways si sponsor kryesor i Barcelonës, rol që Qatar Airways e mori në 2013 dhe rinovoi marrëveshjen në fillim të sezonit 20015-2016 edhe për një vit tjetër.
Të njëjtin opsion e gëzon edhe Rakuten, kompania japoneze që ka marrë rolin e partnerit kryesor global të Barcelonës për katër vjet, mund ta zgjase marrëveshjen më pas edhe për 12 muaj. Deri në vitin 2011 klubi katalanas kishte refuzuar të mbante një sponsor në fanellë, tabu që e theu duke mbajtur së pari e titullin e Organizatës humanitare Unicef.

Exit mobile version