Grusht shteti në Turqi, forcat e armatosura: Kemi kontrollin në gjithë vendin

Presidenti Turk, Taip Erdogan ka kontaktuar me një gazetare ndërkombëtare, e cila i tha mediave se Erdogan po kërkon që qytetarët të dalin në rrugë, dhe se përgjegjësitë do ta paguajnë për krimet. Shpejtë do ta tejkalojmë këtë fazë ka thënë Erdogan.
Peace at home (Paqe në shtëpi) dyshohet se është grupi që ka njoftuar se udhëheq me Ushtrinë e Turqisë, dhe tash ka pushtetin në qytetet kryesore të Turqisë.
Ata raportohet se kanë shtënë ndaj selisë së presidentit turk Erdogan, ku edhe në këto momente po dëgjohen të shtëna të mëdha armësh. Deri tash janë dëgjuar dhe parë disa shpërthime si në shtabin e Policisë në Stamboll dhe në shtabin e forcave të armatosura të Ushtrisë.
Mediat nga atje kanë kërkuar që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Mediat raportojnë se në orën 6 të mëngjesit fillon shtetrrethimi në Turqi, me qëllim që Ushtria të marrë në kontrollë gjithë shtetin.
Ndërkohë në këto momente qytetarë të shumtë kanë dalw në bankomatet e Bankave të vendit duke tërhequr paratë e tyre.
Ndërkohë presidenca turke sapo ka lëshuar një komunikatë të shkurtër për media ku thotë se është duke provuar nga një grup i vogël që të mirret pushteti në Turqi. “Janë disa ushtarakë që mendojnë se mund ta marrin kontrollin e shtetit dhe ata nuk janë e tërë ushtria… I kërkojmë botës që të qëndrojë në solidaritet me shtetin turk”, thuhet në deklaratën e zyrës së Presidentit.
Kryeministri turk Binali Yildirim, tha të premten se një grusht i mundshëm është duke ndodhur në Ankara.
Ai tha se, një grup brenda ushtrisë turke është vënë në “përpjekje të paligjshme” për të rrëzuar qeverinë.
“Disa njerëz në mënyrë të paligjshme kanë ndërmarrë një aksion të paligjshëm”, tha Yildirim për televizionin privat NTV. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet në detyrë. Kjo qeveri do të shkojë vetëm kur populli të thotë një gjë të tillë”.
Turqia nuk do të lejojë asnjë nismë “që mund të pengojë demokracinë”, tha ai duke u zotuar se “autorët do të paguajnë çmimin më të lartë”.
Agjencitë e lajmeve citojnë një komunikatë të ushtrisë, sipas së cilës “forcat e armatosura kanë marrë kontrollin në tërë vendin”.
Në komunikatën që është transmetuar nga një pjesë e mediave turke, thuhet se forcat ushtarake “morën pushtetin për të mbrojtur vendin dhe rendin demokratik si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.
Urat kryesore në Stamboll janë mbyllur nga forcat e sigurisë dhe trafiku është mbyllur përgjatë ngushticës së Bosforit.
Mediat njoftojnë për të shtëna armësh dhe një avion ushtarak po fluturon mbi Ankara.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se, ushtria ka marrë me dhunë pushtetin në Turqi, ka bllokuar totalisht rrjetet sociale, ndërsa në disa lagje ka çarmatosur edhe policinë. Po ashtu ushtria ka hyrë me forcë në studiot e televizionit kombëtar turk.
AFP njofton se, forcat e armatosura i kanë dërguar një email agjencive telegrafike ku konfirmon marrjen e pushtetit. Sakaq bëhet me dije se është marrë peng gjenerali kryesor. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ndodhet në Turqi, por në një vend të sigurt.
Ushtria turke gjithashtu deklaron se, “Marrëdhëniet diplomatike do të vazhdojnë”. Janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit, ndërsa ushtria këshillon njerëzit të qendrojnë në shtëpi.
Më herët kryeministri turk, Binali Yildirim, deklaroi se po tentohet grusht shteti rreth orës 22:00. “Do ta paguajnë shtrenjtë ata që tentuan grusht shteti”, ka thënë ai. Pak para këtij njoftimi në Ankara është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa zhurma e avionëve ushtarakë dhe helikopterëve dëgjohet në gjithë qytetin, por edhe mbi dy urat në Bosfor të Stambollit, të cilat janë mbyllur.
Në pamjet e para të transmetuara nga CNN Turk duken blloqe të tëra të ngritura me kamionë ushtarakë dhe ushtarë të armatosur mbi urat që lidh anën aziatike me pjesën lindore të qytetit.
Sakaq mediat sociale dhe lokale flasin për një “aktivitet ushtarak të pazakontë në Ankara dhe në Stamboll” automjete të blinduara të forcave të sigurisë u vendosën në dy urat mbi Bosfor duke mbyllur trafikun civil, ndërsa F – 16 dhe helikopterët e ushtrisë turke po fluturojnë ulët mbi zonë. Një helikopter sulmues i ushtrisë ka hapur zjarr në zyrat e shërbimit të inteligjencës në Ankara.
“Reuters” citoi Yildirim të ketë deklaruar, se ishte e gabueshme të quhen ngjarjet “si grusht shteti”, por tha se ishte një “përpjekje” nga një pjesë e ushtrisë.
Deklarimet e Yildirim erdhën, pasi “Reuters” raportoi për të shtëna me armë zjarri në Ankara dhe për përdorimin e aeroplanëve dhe helikopterëve ushtarakë që fluturuan ulët mbi kryeqytetin turk.
Në Twitter, banorë të Ankarasë njoftuan për shpërthime në qytet përpara se të njoftohej se rrjetet kryesore sociale nuk kishin qasje.

Exit mobile version