Guardiola tek Juventusi, zbulohet paga marramendëse!

Vetëm pesë ditë pasi u konfirmua largimi i Massimiliano Allegrit nga pozita e trajnerit, Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, të cilin do ta paguajë 24 milionë euro në vit. Për këtë gjë raporton agjencia më e madhe e lajmeve në Itali, Agenzia Giornalistiva Italia (AGI).

Sipas raportimeve të gazetarit italian Adriano del Monte, që punon në Radio Sportiva, Pep Guardiola tashmë e ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me klubin italian Juventus.

Tani, AGI raporton se me këtë kontratë katërvjeçare me Juventusin, Guardiola do t’i fitojë 24 milionë euro në sezon, në krahasim 17 milionë eurot në vit që i merr në Manchester City.

Kjo agjenci shton se marrëveshja do të nënshkruhet më 4 qershor, para se të zyrtarizohet dhjetë ditë më vonë. Pikërisht për 14 qershor, Juventusi i ka anuluar të gjithë rezervimet për turne në stadiumin Allianz.

Takimi

Trajneri i Manchester Cityt u takua të martën në Milano me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin. Guardiola besohet të jetë opsioni i parë i “Zonjës së Vjetër” për pozitën e trajnerit, pasi që Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Suksesi i së tashmes dhe i së ardhmes

Së fundi, Guardiola shkroi historinë duke u bërë klubi i parë anglez që arrin t’i fitojë trofetë e tri garave vendore brenda një sezoni, përkundër që në Premierligë e pati njërin prej kundërshtarëve më sfidues në histori, Liverpoolin.

Megjithatë, suksesi i mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve mbetet qëllimi kryesor për ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munichut dhe Juventusi beson se ai mund të jetë personi që mund t’ia fitojë klubit trofeun e parë të garës më prestigjioze të Evropës që nga viti 1996.

 

Exit mobile version