Haklaj: Fronti opozitar, konfederatë anti-SPAK! Krijohet për të përballuar problemet personale

Azgan Haklaj në Dritare Tv ka komentuar frontin opozitar mes disa partive, duke e konsideruar këtë një konfederatë anti-SPAK.

Haklaj tha se kjo konfederatë është krijuar nga opozitarëve për probleme personale dhe për mbijetesën politike.

“Ajo është një konfederatë anti-SPAK, sepse shqetësimi i tyre nuk është demokracia por mbijetesa e tyre politike. Pas shpalljes non grata dhe përjashtimit nga PD të Sali Berishës, kemi asgjësimin e Kushtetutës dhe votës së lirë.

Pas Gërdecit, Berisha bleu heshtjen e opozitë së Ramës. Kemi një oligarki politike dhe ekonomike, mes krimit të organizuar nga pushteti. Nga 2018-2021, ku u rrëmbye karrigia e Bashës, kemi një triarki, Berisha-Meta-Rama.

Berisha deklaroi se nuk do ta përziejë PD me problemet e tij personale, lufta në Parlament bëhet gjoja. Në demokraci ka dy shtylla, opozitë dhe mazhorancë, ndërsa nën emrin e fjalës së lirë, ata po bëjnë një dramë në dyert e Parlamentit. Janë skeçe.

Çdo demokrat e kupton se kjo bëhet për ti bërë ballë SPAK, i cili kërkon çlirimin e demokracisë. Ky investim i SHBA tek SPAK po jep frytet e para, po kthen drejtësinë në vend. Tani po gjenden forma, pasi nuk ndërhynë dot te Reforma Zgjedhore, dolën me skemën tjetër, me konfederatën, çfarë është dhe kush është aty”, tha Haklaj.

Exit mobile version