Haklaj: Negociatat sekrete, e gjitha bëhet për të rrëzuar komisionin e Reformës Zgjedhore

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka folur për negociatat e PS me Rithemelimin për t’i dhënë fund kaosit të shkaktuar në Kuvend. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Haklaj tha se PS dhe Rithemelimi po bëjnë ‘pazare’ me qëllim rrëzimin e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe të propozimeve të PD.

“E gjithë beteja është për të rrëzuar komisionin e reformës zgjedhore dhe doktrinën e PD të përfaqësuar nga Basha që ka 4 pika kryesore. Këta ende nuk kanë deklaruar për çfarë ligji zgjedhor janë. Qëllimi i tyre është vula për t’i bërë presion gjykatës së Apelit që është e detyruar të japë një vendim pas kthimit nga gjykata e Lartë”- u shpreh Haklaj.

Më tej ai foli edhe për bashkimin e grupit të Gazment Bardhin me Rithemelimin duke e quajtur si një bashkim mekanik që nuk sjell vota. Ndërsa emërimin e Bardhit si nënkryetar të Rithemelimit, Haklaj e cilësoi si veprim që bie ndesh me statutin e Kuvendit të Berishës me 11 dhjetor 2021.

Exit mobile version