Në një postim në facebook, anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba, shprehet se Edi Rama është nxënësi më i mirë i Berishës, ndaj e mbron atë me çdo kusht.
Të dy bashkë, shprehet Gaba, mbrojnë sistemin aktual, sepse largimi i njërit përcakton edhe fundin e tjetrit.
Më poshtë postimi i plotë:
Edi Rama eshte nxenesi me i mire i Berishes. Bashke me te eshte demiurgu i sistemit aktual, ndaj e mbron me cdo kusht Doktorin, e te dy bashke mbrojne krijesen e tyre, sepse largimi i njerit percakton edhe fundin e tjetrit.
Nuk ka asnje emocion, asnje inat personal, pakti i tyre eshte realitet politik permes te cilit luftojne me te gjithe forcen te bllokojne dialektiken politike.
Kjo lexohet shume lehte ne cdo akt, ndersa revolucioni eshte vetem loja. Ndryshe, nese Berisha do e konsideronte realisht Ramen autorin e non grates e te arrestit, nuk negocionte per yckla politike, si komisionet & reformen apo kryebashkiaket ne mbledhjet e qeverise, por per lirimin e tij. Por Berisha e di mire qe Rama nuk ka gje ne dore ketu, sepse dora qe ka turbulluar ujin e ndenjur te politikes ka ardhur nga matane Atlantikut. Asaj dore dhe mjeteve te saj i druhen bashkerisht, sepse “simul stabunt vel simul cadent”…