Hakmerret kryepolici Ziu, mban në arrest Dorian Protoduarin pse i denoncoi të atin

Ndërsa një pjesë e mirë e protestuesve të ndaluar pas protestës së sotme të opozitës janë liruar në minutat e fundit nga Drejtoria e Policisë, nuk ka ndodhur një gjë e tillë me Dorian Protoduarin.

Burimet informojnë se, Policia i ka prerë fletë-arrestin Protoduarit, duke e lënë në qeli për 72 orë, deri në daljen në gjykatë për masë sigurie.

Protoduari do të njihet me akuzën për kundërshtim të forcave të policisë. Doriani akuzoi drejtorin e policisë së Tiranës, Ziu se i ati i tij kishte kërkuar dënim me vdekje për gjyshin e tij në kohën e diktaturës kur ishte sekretar partie në Berat. 111 1

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit hakmerret ndaj familjes Protoduari.

Ish-kryeministri Berisha hodhi sonte akuza të rënda ndaj drejtorit të Policisë së Tiranës, babai i të cilit ka qenë gjyqtar i gjyshit të Dorianit në gjyqin e Poshnjes, ku ka kërkuar pushkatimin e tij.

Exit mobile version