Hasa takon emigrantët në Greqi: Vala e emigrimit nga qeverisja e Edi Ramës duhet ndalur një orë e më parë

puteti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, gjatë vizitës së tij në Greqi, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe anëtarët e PD-së që jetojnë në vendin fqinj.
Gjatë takimit me anëtarët e PD-së, Hasa u premtoi atyre se me ardhjen e PD-së në pushtet do të punohet për të ardhmen e shqiptarëve që punojnë jashtë vendit.
Postimi i Hasës në Facebook
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me kryesine e degës së PD të bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë në Greqi. U ndjeva si në shtëpi gjatë pritjes së ngrohtë që m’u rezervua dhe aty u takova me demokratë të vërtetë, të cilët me mund dhe djersë kanë krijuar një jetë larg vendit të tyre.
Emigracioni është plagë e madhe e shoqërisë shqiptare ndaj dhe meriton vëmendje të veçantë.
Ne emër të Partisë Demokratike dhe të Kryetarit Basha, u dhashë fjalën se do punojmë që të ardhmen e tyre ata ta shohin në Shqipëri. Të gjithë bashkë ndo të bëjmë të pamundurën që shpresën që ata e kërkojnë jashtë, ta gjejnë në vendin e tyre.
Është fatkeqësi e madhe që Shqipëria po përjeton sot valën e dytë të madhe të emigrimit, kryesisht të rinisë dhe kjo duhet ndalur një orë e më parë! Por që kjo të ndodhë duhet që të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve t’u rikthehet shpresa e cila është vrarë nga qeverisja e Edi Ramës!
Ndaj duhet të çmontojmë burimin e së keqes sa më parë, që më në fund familjet të mos jetojnë më të ndara dhe që çdokush ta projektojë dhe ndërtojë të ardhmen në Shqipëri!

3

4

2

1

Artikulli paraprakBerisha: Qeveria ngrin pagat e mësuesve, mjekëve, infermiereve dhe policëve, para largimit me pushime
Artikulli tjetërRaporti i Departamentit të Shtetit, thirrje për të flakur kalbësirat në pushtet