Hazard, i mahnitur pas Kante

N’Golo Kante deri tani ka rezultuar si blerja më e mirë e sezonit në Angli dhe shokët e tij të skuadrës te Çelsi, kanë mbetur të mahnitur nga francezi. Askush nuk ka dyshime që lojtari do të jetë një prej kandidatëve kryesorë për të marrë përsëri titullin e “Futbollistit të Vitit”, pasi ai ka arritur t’i japë ekuilibër londinezëve në lojën e tyre.
Edhe shokët e skuadrës kanë bindjen e plotë se, mesfushori e meriton plotësisht një vlerësim të tillë. Eden Hazard nuk ka ngurruar të shprehë publikisht atë që mendon për francezin. “Nuk kam nevojë të flas shumë për N’Golo, të gjithë e dinë se si është ai. Ai është kudo, mendoj se kur jam në fushë ka raste që e shoh dyfish. Njërin majtas, njërin djathtas. Më duket se po luaj me binjakë!”, u shpreh duke qeshur Hazard për televizionin e klubit. “Ai është një lojtar fantastik dhe ndihmon shumë skuadrën ndaj ne jemi të lumtur që e kemi në radhët tona”, përfundoi futbollisti belg.

Exit mobile version