Heqja e aboneve në Tiranë, qytetarët protestojnë ndaj Veliajt: I pabesë…

Qytetarët e Tiranës janë revoltuar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe qeverisë për vendimin e heqjes së aboneve të përgjithshme, pasi e kanë të pamundur që të udhëtojnë me urbanë.

Për të shkuar në punë u duhet të ndërrojnë më shumë se dy linja, çka e kanë të pamundur që të blejnë abone për çdo linjë apo për të paguar biletat, shprehen qytetarët.

‘Ne qytetarët e cilësojmë këtë vendim, si pabesi pas zgjedhjeve’, shprehet një qytetar tjetër.

‘Pabesi e ndryshuan direkt pas zgjedhjeve. Kam pas simpati për PS por kështu s’bëhet’, tha nje tjeter.

Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të vendimit për heqien e aboneve në pikat e shitjes, qytetarët shprehen të indinjuar për këtë vendim të pushtetit vendor që prek xhepat e qytetarëve drejt për drejt.

Për këtë vendim qytetarët janë shprehur të zhgënjyer që ka ardhur direkt pas zgjedhjeve.

Qytetarët shprehen se, janë të gatshëm të bashkohen në protesta për të rikthyer abonene e përgjithshme.

Një tjetër problematik që është shfaqur këto ditë është se pikat e shpërndarjeve të linjave janë në qëndër duke i detyruar njerëzit që tëbëjnë rrugë të gjata për tu pajisur me abonete përkatëse të linjave.

Exit mobile version