Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e mbledhjes online të Asamblesë së Partisë Socialiste, konfirmohet se kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në të.
Abcnews.al mëson se Rama, bashkë me gjysmën e qeverisë do të nisën për në Turqi në orën 14:00. Megjithatë, duket qenë se mbledhja është online, nuk përjashtohet mundësia që Rama të futet qoftë edhe për disa minuta përmes Zoom.
Me ikjën e Ramës pritet të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do t’a drejtojë mbledhjen. Në të do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa do të bëhen edhe përgatitja për Kongresin e Jashtëzakonshëm.