Hetimi i ri për inceneratorin e Elbasanit, Prokuroria dhe Policia ‘zbarkojnë’ në vendngjarje

Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vazhduar hetimet në lidhje me incineratorin e Elbasanit, duke u rikthyer sërish te ky objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje.

 

Sipas burimeve zyrtare, për gazetarin Fatmir Popja, po kryhen veprime hetimore dhe kontroll i landfillit të Elbasanit.

Hetimi ka filluar pas një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i madh përfshiu inceneratorin, duke çuar në regjistrimin e një dosjeje penale për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”.

Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe pasojat mjedisore të tij, ndërkohë që është duke hetuar gjithashtu kompaninë Eco Alb për shpërdorim të detyrës.

Ky hetim ka shkaktuar shqetësim në lidhje me ndikimin që ngjarja mund të ketë pasur në mjedis dhe mundësitë e shpërdorimit të detyrës nga ana e përgjegjësve të inceneratorit.

Exit mobile version