Nga Marinela Ziu
Për 12 vite me radhë, qeverisja socialiste ka zhytur vendin në një batak korrupsioni të pashembullt, duke e çuar në nivele alarmante, siç e dëshmojnë pa mëdyshje të gjithë raportet ndërkombëtare.
Vendi është kapur nga mafia politike!
Korrupsioni është bërë ligj!
SPAK mbushet çdo ditë me ministra, kryebashkiakë dhe ish-kryeministra HAJDUTË!
Ndërkohë që Shqipëria varfërohet dhe të rinjtë largohen, një grusht politikanësh vazhdojnë të sundojnë për 34 vite.
Por ne e dimë: shqiptarët janë histori suksesi kudo në botë – përveçse në Shqipëri!
Ky realitet nuk mund dhe nuk do të vazhdojë më kështu!
Koalicioni Euroatlantik është i vendosur për të ndërtuar një Shqipëri të pastër nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar. Ne besojmë në një qeverisje që u shërben qytetarëve, jo oligarkëve!
Masat tona kundër korrupsionit:
Heqja e imunitetit të deputetëve për të lejuar SPAK të hetojë pa pengesa.
Veting për politikanët sipas modelit të drejtësisë.
Transformimi i KLSH-së në Gjykatë Auditi, me anëtarë të votuar me 2/3 nga Parlamenti dhe vendime të detyrueshme për zbatim.
Reformimi i Inspektorateve, duke krijuar një të vetëm me fokus te siguria ushqimore, shëndetësore dhe teknike.
Aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, të Partneritetit Publik Privat (PPP-ve) dhe të investimeve strategjike.
Çlirimi i ekonomisë dhe rikuperimi i pasurisë publike:
Verifikim i kontratave koncesionare dhe PPP-ve—çdo kontratë korruptive do të anulohet!
Ndëshkim për kompanitë e përfshira në afera—20 vite përjashtim nga tenderët publikë.
Sekuestrim dhe konfiskim të pasurive të çdo zyrtari apo biznesi të përfshirë në korrupsion.
Njësia e Rikuperimit të Pasurive do të ndjekë miliarda euro të vjedhura, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha për ndryshim është tani!
Qytetarët meritojnë një qeveri që punon për ta, jo për xhepat e një pakice. Koalicioni Euroatlantik është i gatshëm të sjellë këtë ndryshim.
Bashkohu me ne për një Shqipëri të pastër, të ndershme dhe të drejtë!