Hetimi në Itali: Tare tek mafia e basteve online, si vijnë paratë në Shqipëri dhe ku investohen

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj. 68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në këtë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende të tjera të Evropës, përfshi edhe Shqipërinë.
Por si funksiononte skema? Sipas Vizion plus, grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë licencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian.
Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro. Një tjetër fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nëpërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.
Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të paluajtshme. Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshirë, është jeta e luksit që atë bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhëtime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronësi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting solution”, pronë e faqes së internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.
Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, më pas transferoheshin në Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe më pas kaloni në Itali, si para të pastra.
Pjesë e kësaj skemë ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njëjta rrugë për pastrimin e tyre.
Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:
Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh të drejtuar nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane në të gjithë Shqipërinë, e interesuar për t’u përhapur nën emrin BET 1128. Shoqëria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është Top Bast.
Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë nominale 1000 lekë secila, në zotërim te Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

Exit mobile version