Italia zbulon emrin e Igli Tares tek mafia e basteve online, ja kompania e tij nën hetim

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.
68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.
Por si funksiononte skema?
Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.
Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.
Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.
Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.
Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori?

Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.
Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Vizion+.
Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:
Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.
Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios.

Operacioni në Itali
Shqipëria është një nga 11 vendet ku një organizatë e fuqishme kriminale mafioze italiane ka shtrirë aktivitetin e përfitimit të paligjshëm në bastet sportive online.
Drejtoria e Antimafias e Antiterrorizmit italian ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate të fuqishme kriminale me bazë në territorin e Puglias, Katanias e Calabrias.
Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle e ka sekuestruar të mira materiale në vlerë 1 miliardë euro në 11 shtete; Shqipëria, Itali, Serbi, Austri, Spanjë, Maltë, Zvicër, Britani e Madhe, Vende të Ulëta, Kuracao, Isola di Man.
Mes të arrestuarve majft sipërmarrës e “prestanomi”.
Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal mafioz me aktivitet të paligjshëm në bastet sportive online, mashtrim në trasferim parash, riciklim e autoriciklim të paligjshëm të ardhurash, si dhe mashtrim tatimor.
Hetimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Barit, Katanias e Reggio Calabrias e pas një aktiviteti kompleks investigues cuan në zbulimin e disa grupeve kriminale që përmes metodave mafioze zotëronin e kontrollonin tregun fitimprurrës të grumbullimit të paligjshëm të basteve sportive on line e jo vetëm.
Vlera e basteve kapërcente 4,5 miliadrë euro të luajtura në disa plataforma on line të menaxhuara nga kjo organizatë mafioze.
Fitimet e mbledhura nga ky aktivitet e të monitortuara nga Policia financiare italaine janë investuar më pas në pasuri të patundhsme e në llogari financiare jashtë territorit italian nën emra fondacionesh, kompanish e personash “presta nomi”.

Exit mobile version