Historia e bankierit që takoi Albert Ajnshtajnin në Tiranë! Rrëfimi i të birit: Si e njohu në vitin 1930 në sportelin e bankës!

UVIL ZAJMI

Atë njeri e kam njohur nga afër. Falë miqësisë me fëmijët, me të afërmit e tij. Veçanërisht Hajati Begën, fisnikun, bankierin me famë të Tiranës.

Aftësia në profesion, mbi të gjitha për atë çfarë përfaqësonte, reflektonte intelektualin absolut të kohës, burrin modern, për elegancën, ndërsa shëtiste, një “borgjez” i kryeqytetit, siç edhe e kanë cilësuar.

Me pochettein e pandarë, pak brilantinë, mustakë të bardha, i veçantë në estetikë, veshje me xhaketat disangjyrëshe “doppio petto”.

Me një kulturë, shkollim, paraqitje, qëndrim perëndimor, një sfidë e hapur ndaj sistemit, regjimit, censurës, mbylljes.

Bankieri që pati takuar Albert Ajshtajnit, që kundërshtoi njehsimin e lekut shqiptar me dinarin jugosllav dhe si ruhej nga Sigurimi i Shtetit. Miqësia me doktor Kristidhin, takimi me vëllain e motrën pas 40 vitesh, deri te garderoba si askush tjetër.

Me një dëshirë të kahershme për t’ua risjellë e rrëfyer lexuesve të Gazetës Panorama, këtë personazh unik kryeqytetas ma ofroi Banush Bega, djali i dytë i tij. I ardhur nga Greqia ku jeton prej vitesh bashkë me familjen, më telefonoi për një kafe. Biseda me Banushin, përveç, rikthimit në vitet e kaluara, ishte shumë interesante edhe për çfarë ai kujton, tregon për të atin e tij.

hajati bega

Z. Banush, cili ishte Hajati Bega?

Babai ka lindur në Janinë, më 1905. I ati Riza Bega ishte bej. Kur dilte me pajton, të gjithë njerëzit çoheshin në këmbë. Emrin e gjyshit, Riza, e ka vëllai i vogël. Ata ishin katër fëmijë, dy djem e dy vajza: Rexhai, i madhi; Hajatiu dyti dhe dy motrat, Hidu dhe Kadrija. Filloren e kreu në shkollën e Medresesë, pasi i ati dëshironte ta bënte hoxhë, por Hajatiu nuk pranoi, duke vazhduar të mesme, Zosimen, në Janinë. Pasi e kreu, u nis në Napoli ku përfundoi universitetin në degën për Ekonomi-Tregti.

Në Itali, ku ka e

Artikulli paraprakBE: Sjellja e Beogradit në Këshillin e Evropës, shkelje e qartë e obligimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit
Artikulli tjetërGoli historik me Laçin, Uzuni rrëfen momentin që i ndryshoi karrierën: Kishin ardhur nga Kroacia! Më thanë në dhomën e zhveshjes se…