Historiani i shquar Bernd Fisher përgënjeshtron Rithemelimin: Nuk mora pjesë në protestën e Berishës, kalova rastësisht!

Gjatë protestës së 20 shkurtit mediet pranë Rithemelimit shpërndanë me entuziazëm të madh një fotografi, ku në cep të turmës te trotuari te “Kullat Binjake”, shfaqeshin Jorida Tabaku, ish-deputeti i PD, Alfred Rushaj dhe historiani i njohur, Bernd J Fisher.

Kjo fotografi u përdor fortë si një “fitore” e madhe” ndërkombëtare nga ana e Rithemelimit.

Faktikisht historiani i shquar ishte atë ditë në Tiranë i ftuar nga “Fondacioni për Liri dhe Demokraci” pranë PD ku në një event me rastin e 20 shkurtit Fisher, Lulzim Basha dhe shumë historian dhe studiues mbajtën fjalimet e tyre me këtë rast.

Vetëm 3 ditë pas keqpërdorimit të vazhdueshëm të asaj fotografije që e shitën si përkrahje të historianit Fisher, ky i fundit është detyrua që të reagojë ashpër duke e përgënjeshtruar histerinë e Rithemelimit dhe duke theksuar se jo vetëm që gjendej rastësisht në bulevard, por madje edhe duke rikinfirmuar se ai është krejtësisht figurës së Berishës si politikanë.

Dëshpërimi dhe poshtërsia është në atë masë saqë kapin Bernd J. Fischerin në rrugë, rastësisht, pa e njohur dhe pa pasur asnjë takim të planifikuar, i kërkojnë të bëjnë me të një foto në harkun e 15 sekondave dhe pastaj e propagandojnë sikur historiani i njohur mbështet protestën e Sali Papafingos dhe argatëve të tij.

Pasi sheh se ç’i kanë bërë, detyrohet Fischeri i shkretë të bëjë një sqarim të gjatë që as ka lidhje me atë punë as i njeh ata njerëz, as e mbështet protestën e tyre, por është aty si pasojë e rastësisë.

Reagimi i Bernd J.Fischer

Po shfrytëzoj këtë hapësirë për të sqaruar disa keqkuptime. Ditët e shkuara, kam vërejtur disa lajme në media mbi pjesëmarrjen time të supozuar në një protestë të zhvilluar në Tiranë, më 20 Shkurt 2024.

Kjo nuk është e vërtetë! Unë kam qëndruar në Tiranë dhe kam referuar në një konferencë të organizuar nga “Fondacioni për Liri dhe Demokraci”.

Në Mbrëmjen e datës 20 Shkurt, 2024 u takova me mikun tim, Dr. Albert RAKIPI në hotelin ku kam qëndruar në Tiranë, Hotel Rogner dhe së bashku ecëm në këmbë drejtë restorant “Taiwan” , vendi ku do të darkonim së bashku.

Gjatë ecjes përgjatë bulevardit, ne vërejtëm disa individë, të njëjtët nuk i kisha takuar kurrë më parë dhe zoti RAKIPI ndaloi dhe më prezantoi secilin prej tyre. Biseda me ta ishte shumë e shkurtër në kohë, në harkun kohor të 15 sekondave, muzika e lartë bënte të pamundur bisedën apo dëgjimin mes njëri tjetrit.

Dikush prej tyre kërkoi të realizonim një foto të përbashkët dhe unë pranova, në vazhdimësinë e fotove të realizuara gjatë gjithë ditës. Më pas, unë dhe zoti RAKIPI vijuam rrugën përgjatë bulevardit duke u drejtuar drejtë vendit ku do të darkonim, restorant “Taiwan”. Më vonë, mësova që fotoja e përbashkët e realizuar, ishte përdorur dhe shpërndarë në rrjetet sociale, pa dijeninë dhe lejen time. Qartësisht, ne ishim në vendin dhe kohën e gabuar!

Gjithashtu dua ta qartësojë se nuk ndaj apo mbështes qëllimet e protestuesve dhe dënoj fuqishëm dhunën sporadike të cilën më vonë u njoha nga pamjet e transmetuar në televizion. Dua të theksoj se mbetem një historian, dhe jo një aktivist politik.

Shpresoj që eksperienca ime mbi 40-vjeçare mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë reflekton qartazi pasionin tim të thellë për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, si dhe objektivitetin e paanshërinë time. Unë jam historian, jo aktivist politik. Do të ndjeja keqardhje ndaj këtij keqkuptimi, të cilin e theksova më sipër, që ndërhyn me marrëdhënien që unë kam me Shqipërinë dhr shqiptarët.

Exit mobile version