Holanda i ka thënë “PO” hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por jo për Shqipërinë.
Vendimi është marrë nga Parlamenti holandez, çka do të thotë se tashmë nuk ka asnjë shpresë që Shqipëria të mund të hapë negociatat me BE-në.
Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura, duke i bërë kështu thirrje qeverisë holandeze të mos pranojë propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE.