Përfundon takimi i Presidentit me aleatët, Dash Shehi zbulon çfarë u diskutua

Ka përfunduar takimi mes presidentit ilir Meta dhe krerëve të partive aleate opozitare. Pas takimit kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur para mediave ku ka zbuluar detaje nga takimi.

Shehi tha se aleatët kanë përshëndetur veprimin e Metës për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Sa i përket datës për zgjedhjet e reja, Shehi tha se kjo i takon partive të mëdha PD dhe PS.

‘Falenderuam presidentin për mundësinë që i dha politikës shqiptare për të gjetur një zgjidhje. Gjykojmë se si takim i parë që është në një situatë kaq të rendë, idetë janë të përgjithshme, nuk kemi asnjë avancim sa i përket çështjeve zgjedhore. Ne gjykojmë se aksioni opozitar nuk mund të caktohet vetëm nga dita e zgjedhjeve.

Por gjithashtu na duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër se çfarë duhet të bëjmë deri për zgjedhjeje të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne e konsiderojmë takimin shumë pozitiv, ne nuk keni tagër të mbyllim marrëveshje, kjo i takon Bashës dhe palës tjetër.

Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të dalë nga marrëveshjet politike. Nëse data e zgjedhje është shtyrje për të fituar kohë, kjo nuk i shërben opozitës. Zoti meta në ditët në vijim do të presë edhe palët e tjera, si PD dhe PS që do të diskutojnë për mundësi edhe më të mëdha’, tha Shehi.

Exit mobile version