“I duam tarifat sa Erion Braçe” bëhet zv.kryeministër

Protesta e studentëve do të mbahet mend gjatë edhe për batutëën e fortë ndaj deputetit socialist Erion Braçe I cili u emërua sot nga Rama zv.kryeministrër. Studentët në një nga memoet e tyre shkruanin “I duam tarifat sa Erion Braçe”. Dhe mesa duket kjo babtutë e ka bërë atë zëvendës të Ramës.
“Erion Braçe, prej kohësh deputet i Partisë Socialiste, është emëruar sot nga kryeministri Edi Rama në postin e zëvendëskryeministrit, duke zëvendësuar Senida Mesin.
Gjatë kohës që kreu i qeverisë anonçonte ndryshimet në kabinet, mes tyre edhe emrin e tyre në pozicionin e ri, Erion Braçe shfaqet tejet i emocionuar. Teksa Rama deklaroi se Braçe do të mbante këtë pozicion të ri, në sallën e Asamblesë së PS ‘shpërthyen’ duartrokitjet.
Kujtojmë se Braçe, aktualisht mban edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë.
Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.
Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe”, tha Rama.

Exit mobile version