I tha Ramës je si Skënderbeu, e bën ministre!

Rama shpërblen Elisa Spiropalin vetëm pse ajo i tha para disa kohësh “je Skënderbeu ynë”. Spiropali do të jetë ministre për Marrëdhënien me Parlamentin.
Në fjalën e tij para socialistëve në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama zbuloi ndryshimet në qeveri.
Në një fjalë të gjatë ku foli për protestën e studentëve, për problemet e qeverisjes dhe për atë që pritej nga qeveria ë tij në fund të fjalës kreu i qeverisë, zbuloi edhe emrat që do largoheshin për t’u hapur vend të tjerëve.
Ai i falenderoi të gjithë ministrat veç e veç për punën e bërë, duke vlerësuar se ata ishin një hallkë e rëndësishme dhe investgim strategjik i Partisë Socialiste por ndryshime duheshin bërë për të freskuar qeverisjen.
Ndryshimet
Erion Braçe zëvendëson Senida Mesin si zv.kryeministër
Ministria e Arsimit
Largohet Lindita Nikolla, në vend të saj vjen Besa Shahini
Ministria e Jashtme
Largohet Ditmir Bushati, vjen Genc Caka
Ministria e Financave
Largohet Arben Ahmetaj, vjen vjen Anila Denaj
Ministria e Infrastrukturës
Ikën Damian Gjiknuri, vjen Belinda Balluku
Ministria e Kulturës
Ikën Mirela Kumbaro, vjen Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë
Ikën Niko Peleshi, vjen Bledi Çuci
Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Ikën Sonila Qato, vjen Eduard Shalsi
Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin.

Exit mobile version