“I ke veshur shokët me këmishë burgu Rame”, Basha i përgjigjet kryeministrit: 7×7=313

Me këngën në sfond të Unikkatil, Drejtuesi Politik i Koalicoinit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama.

Duke ironizuar deklaratën e Ramës që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”, Basha e pyet, me këmishë nate apo këmishë burgu?

Ai më tej pyet sërish Ramën se me çfarë këmishe veshi Erion Veliajn dhe Ilir Beqjan, pasi i vetmi që ka shpëtuar është Arben Ahmetaj. Basha gjithashtu thotë se me ekuacionin 7×7=313, Rama i ka veshur shokët me këmisha vija vija.

Reagimi i plotë i Bashës:

Veç mos kaj, veç mos kaj Rame. Me këmishë ë, po çfarë këmishe, këmishë nate apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame, çfarë këmishe ka veshur Lali Eri? Po Lir Beqja? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rame, këmish vija vija shokëve. 7×7, 313.

Exit mobile version