I riu shqiptar humb jetën në një aksident në Greqi, makina e tij del nga rruga, përplaset me një pemë më pas…

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Greqi.

 

Ngjarja ka ndodhur në zonën Tagarades të komunës Thermi të Selanikut.

Mediat raportojnë se makina e të riut shqiptar ka dalë nga rruga është përplasur me një pemë dhe ka përfunduar e përmbysur.

Në vendngjarje shkoi policia dhe dy automjete zjarrfikëse, të cilët e kanë gjetur 30-vjeçarin shqiptar të vdekur.

Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version