Në pritje të kryeministrit, pasi bllokuan për rreth 1 orë rrugën në hyrje të Shkodrës ku dogjën edhe goma, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit duke lejuar qarkullimin e automjeteve, por vetëm pasi mësuan se Edi Rama ashtu si ka bërë dy muajt e fundit, sërish ja ka mbathur nga një rrugë dytësore.
Pas kësaj pasi ka arritur në destinacion fshehtas, Rama është trimëruar dhe ka shkruar në rrjetet sociale se qindra protestuesit që e prisnin për ta ‘përshëndetur’ te ura e ‘Bahçallëkut’ qenkan ca grupe të vogla të mbledhur te kthesa.
‘Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë!
Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin ua kanë udhëheqësit e verbër’, shkruan Rama por nuk thotë se përse edhe pse ishte i shoqëruar me forca speciale nuk ja mbajti të kalonte ‘te kthesa’, ku kalojnë të gjithë që shkojnë drejt Shkodrës.