Rama po fshihet në një fshat të Shkodrës me emrin Bajzë. Pasi nuk ka mundur të hyjë në Shkodër për të bërë prezantimin e kandidatit të PS për bashkinë e këtij qyteti i është dashur të gjejë zona të tjera nga ku mund të fshihet. Mijëra protestues kanë bllokuar hyrjen e qytetit duke mos lejuar Ramën të shkelë në Shkodër.
Policia ka tentuar që të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve dhe kjo ka sjellë edhe irritimin e qytetarëve që në këto moment po konfrontohen me policinë. Ka vendosmëri të madhe qytetare për të mos lejuar hyrjen në qytet të Ramës.
Mbështetës të opozitës bllokuan paraditen e të premtes rrugën në hyrje të qytetit të Shkodrës, tek Ura e Bahçallëkut, për të penguar hyrjen në qytet të kryeministrit Edi Rama.
Zoti Rama njoftoi një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste, për të paraqitur kandidatin e kësaj partie për kryetar të bashkisë në Shkodër. Por kryeministri Rama ka udhëtuar përmes një rruge tjetër, asaj të Mjedës, në drejtim të qytetit të Shkodrës për të arritur në Bajzë, ku janë takimet e ditës së sotme, fillimisht në Malësi të Madhe e më pas në qytetin e Shkodrës.