Deputetja e PD, Dhurata Çupi, me anë të një deklarate, ka thënë se Reforma Territoriale është një nga prioritetet e PD.
Ajo ka theksuar se qytetarët me ndarjen aktuale të territorit nuk përfitojnë shumë shërbime. Më tej në deklaratë thuhet se Partia Demokratike ka ngritur grupin e punës për hartimin dhe miratimin e reformës së re territoriale.