Nga Namir Lapardhaja
Hajdutët e dinë se ç’është sakrifica, trimëria, strategjia. Me hajdutë dhe banditë janë fituar revolucione. Me ata erdhi në pushtet Lenini, fitoi Stalini, mbijetoi Fideli, Mao Ce Duni, Kurvi-Enveri. Shih hajduti hajdutin dhe sulu në beteja të reja.
Madje, me superhajduta, mundësisht ata që i kërkon SPAK-u, gjykata, drejtësia, aq më mirë po të jenë të arratisur, si, për shembull, Arben Ahmetaj, që bën apologjinë e hajdutërisë së tij sipas parimit unë kam vjedhur më pak se shokët dhe shoqet e partisë. Kërkojnë të vijnë në pushtet me manipulime hajdutësh, që dalin në TV me synimin e vetëm të përbaltin Dumanin, të cilit i frikësohen të gjithë të korruptuarit si i paudhi temjanit. Nuk i mjaftojnë hajdutët e saj, por marrin ‘borxh’ hajdutët e PS-së. Në vend të hapen ndaj shoqërisë, hapen ndaj hajdutërisë. Duan të mbledhin në gjirin e tyre të tërë hajdutërinë që të mos ketë më hajdutë rrugëve. Sepse mendojnë se duke marrë hajdutët në gjirin e tyre, nuk do ngelë kokërr hajduti te partia kundërshtare. Intervistat e Arben Ahmetajt janë mishërim i hajdutërisë që nuk ka ngjyrë dhe parti. Po bëjnë çmos që hajdutët të dëshmojnë ndershmërinë e tyre. Me pak fjalë, këta duan të marrin pushtetin për të nxjerr hajdutët e PS si rasti i Ahmetajt nga burgu. I nxjerrin, i pastrojnë nga balta e korrupsionit, pastaj i bëjnë të pastër për t’i marrë në gjirin e vet. Duan të vijnë në pushtet duke bërë propagandë elektorale me hajdutët e PS-së. Me sa duket, i vetmi elektorat që i ka ngel PD së Saliut, janë hajdutët e PS së Ramës.