Ibra transferohet te Atletiko Madrid?

Në janar, njëri mes Ibras dhe Diego Costa do të transferohet tek Atletico Madrid. Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo ka folur në lidhje me merkaton që do të zhvillojë skuadra e tij në janar. Ai deklaroi se momentalisht ata nuk mund të kryejnë dot asnjë transferimin për shkak të pezullimit, por në dritaren e transferimeve të dimrit, Colchoneros do të tentojnë njërin mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Diego Costa.
Të paktën deri në këto momente, Barcelona nuk e ka të sigurt transferimin e mesfushorit Marco Verrati, pavarësisht këtij të fundit që ka shprehur dëshirën për të ndërruar ambient. Pengesë për këtë janë bërë drejtuesit e PSG, skuadër në të cilën luan italiani, ata po bëjnë çmos për të mbajtur 24-vjeçarin. Nisur nga kjo katalanasit kanë një plan B nëse nuk e arrijnë trasnferimin. Drejtuesit e klubit blaugrana, kanë vendosur në qendër të vëmendjes, Ander Herrera të Man.United dhe Rihad Mahrez të Leicester. Për Herrerën, United kërkon 40 milionë euro, ndërsa për Mahrez, Leicester ka vendosur çmimin e 35 milionë eurove.
Sevilla është vënë në ndjekje të Luis Muriel. Drejtuesit e Sampdorias kanë kërkuar 20 milionë euro, për ta lënë të lirë kolumbianin. Pavarësisht shumës së kërkuar, duket se andaluzianët janë të gatshëm të bëjnë një lloj sakrifice. Nëse marrëveshja do të arrihet, ky do të jetë transferimi më i shtrenjtë për Sevillian.
Toni Lato rinovon me Valencian. Klubi spanjoll po vazhdon fushatën e saj, ku në thelb ka moslejmin e largimit të elementëve më cilësorë. Toni Lavota ka firmosur një kontratë, e cila skadon më 2021, ndërsa vlera e klauzolës së tij është 80 milionë euro.

Artikulli paraprakBetonizimi, trefishohen lejet e ndërtimit në Tiranë
Artikulli tjetërCeballos tek Real Madrid?