Ilir Meta do të merret në pyetje nga Prokurorët e SPAK!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të lërë për pak orë qelinë ditën e sotme, pasi do të paraqitet në SPAK ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Në godinën e Prokurorës së Posaçme ka mbërritur rreth orës 10:00 përfaqësuesi i tij ligjor Genc Gjokutaj.

Raportohet se ai do të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta.

Ilir Meta do të pyetet nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.

Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.

SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.

 

Exit mobile version