Incidente ndaj shqiptarëve në Kumanovë! Digjet makina e prokurorit Xhelal Bajrami dhe i vendoset flaka zyrës së këshilltarit komunal

Një seri e zjarr vënieve të qëllimshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës. Një lokal, disa makina dhe si pasojë edhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarret që dyshohet se janë vënë qëllimisht. I është vënë flaka zyrës për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë. E njëjta si subjekt rezulton në emrin e Fitor Jakupit, këshilltar në Kuvendin Komunal të Kumanovës.

 

Disa me tra më lart përball lokalitetit Garnizon i është vë flaka makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Në fotografitë që ka siguruar Alsat nga vendi i ngjarjes dyshohet se zjarri i është vënë makinës përmes disa shisheve që nuk përjashtohet mundësia që të jenë koktej molotovi.

Makina ka tentuar t’i digjet edhe një koloneli me inicialet E.D, por që është përfshirë vetëm pak nga flaka dhe pa pasoja. Ndërkohë një tjetër makinë e cila është djegur si rezultat i këtij akti, në flakë është përfshirë edhe një shtëpi fasada e të cilës mësohet se është djegur pjesërisht por që zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.

Jo zyrtarisht mësohet se në asnjë prej vendeve ku është vënë zjarri nuk kanë punuar kamerat e sigurisë, pikërisht në momentet e zjarrvënies. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të dyshuarit të kenë përdorur bllokues të kamerave, përkatësisht bllokues të internetit që ndërpret filmimet në kamerat e sigurisë. Prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e makinave të djegura janë konfiskuar si prova materiale për hetimet e mëtejme.

Exit mobile version