Interi rrezikon të humbasë Brozoviç

Marcelo Brozoviç mund të largohet nga Interi. Pas 18 muajsh tek zikaltërit, mesfushori kroat duket se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Interit. Agjenti i lojtarit shprehet se Brozoviç ka dhënë maksimumin në fushën e lojës, por, shton se vitin e ardhshëm mesfushori kërkon të luaj në Champions League. Gjithashtu, ai u shpreh se, nëse drejtuesit e klubit dëshirojnë që futbollisti të qëndrojë do t’i duhet t’i ofrojnë atij një kontratë të kënaqshme por, deri më tani palët nuk janë ulur për të biseduar rreth kësaj çështjeje. Nisur nga kjo e ardhmja e kroatit do të jetë jashtë Italisë. Në rast largimi alternativat për ta zëvendësuar atë nuk mungojnë.
Trajneri i Interit, Roberto Mançini ka dy emra në mendje. I pari, është Domenico Berardi i Sassuolos. Transferimi i tij tek Inter nuk do të jetë një mision i lehtë, pasi në garë për të është edhe Juventus. Bardhezinjtë janë më të favorizuar, pasi disponon gjysmën e kartonit të mesfushorit. Një tjetër emër është ai i Manolo Gabbiadini i Napolit. Pjesë e listës së dëshirave është dhe mesfushori i skuadrës së Lazios, Antonio Candreva. Për këtë të fundit, drejtuesit e klubit zikaltër  kanë ofruar në shkëmbin dy lojtarë, Ranochian e Biabiany. Për Candrevan ka shfaqur interes dhe Atletico Madrid por, duket se lojtari preferon të vazhdojë të luaj në Itali. Alternativat nuk mungojnë, problem mbeten finanacat, e në rast se në dyert e Interit paraqitet një ofertë e mirë në drejtim të Brozoviç, atëherë drejtuesit e klubit do të nisin menjëherë punën nga merkato.

Exit mobile version