INUK i shemb shtëpinë, familjet në mes të katër rrugëve

Fadromat e INUK vijojnë  prishjen e banesave të familjeve në nevojë ndërsa u ofrohet një dëmshpërblim qesharak.
Në emisionin investigativ “STOP” është transmetuar rasti i dhimbshëm i familjes Pema. Kjo familje banonte në rrugën “Frank Bardhi” derisa INUK i prish shtëpinë, pasi aty do të bëhej rruga. Drita Pemës i akordohen 1 milionë lekë, si dëmshpërblim për 15 metra katrorë, por ajo nuk i tërheq duke pretenduar se kishte 30 metra katrorë. Zonja në fjalë, ka një djalë 19-vjeç me probleme autizmi, por tani ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe po banon tek i vëllai. E përlotur, ajo kërkon një shtëpi ku të fusë kokën. Gjithashtu për mikrofonin e “STOP” janë prononcuar edhe banorët e Selitës. Ata ankohen se projekti i ri i rrugës u ka shembur shtëpitë. Gjithashtu ata thonë se janë me çertifikata pronësie, por nuk po dëmshpërblehen ose masa e dëmshpërblimit është qesharake. Përgjegjësi i punimeve tregon se banorëve u është kërkuar të ndërhyjnë vetë, që të mos u prishen portat apo të tjera objekte.

Exit mobile version