Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tregon se si funksionon politika në Shqipërinë ‘e rilindur’, duke veçuar 12 raste domethënëse.
Shkrimi i plotë i Manjanit në Facebook
Në Shqipërinë politike, të rilindur, ndodh që:
1. Amerikën ta njohim si Soros dhe anti Soros.
2. Politika këtu ndahet në forcat Rilindase pro Soros dhe në Frontin e së Keqes anti Soros!
3. Kush nuk është me Rilindjen dhe Sorosin, quhet Rus ose islamist ekstrem!
3. Emri Donald jo gjithnjë është pozitiv. Donaldi “i mirë” është Ai që kap peshq. Donaldi që vetëm ha peshk, shpallet “turp i njerëzimit”. Donaldët e tjerë thjesht hanë përshesh…
4. Bashkimi Europian përfytyrohet vetëm me kaçurrela mavi. Forcat e tjera të vendeve të veçanta janë “Euroskeptikë” që nuk duan “mrekullinë Sorosiste të Rilindjes”.
4. Europa politike na prezantohet si miq të Taulant Ballës dhe të Lulzim Bashës.
6. Opozita, sa here shan qeverinë, del e paguar nga Rusia. Ndërsa qeveria që punon me paret e Rusëve quhet progresiste!
7. Korrupsion bën vetëm opozita, që ska gjë në dorë! Qeveria që i ka të gjitha, bën lobbing! Vilat e qeveritarëve janë me pra djerse. Të opozitarëve me korrupsion!
8. E drejtë quhet vetëm ajo që thotë e vendos qeveria. Kush e ka mirë me të, kap ndonjë gjë… Të tjerët i pret burgu!
9. Askush nuk guxon të bëjë çfarë bën qeveria! Pra, nëse dikush do të bëjë të njëjtën vilë si, fjala vjen ajo që ka ndërtuar Kryeministri, ta sekuestron shteti dhe e kthen në depo uji!
10. Pronari nuk ka pronë, por vetëm letra që mund të këmbehen me letra pa vlere.
11. E ardhmja e shoqërisë do jenë LGBT!
12. Lajmet më të besueshme janë ato që dalin nga portale me emrin “mother…” plus një fjalë tjetër, çfarëdo qoftë.
Çfarë perversiteti!!!
E thonë pastaj: pse urrehet politika!
Ja përse!