Nasip Naço, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Drejtësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër kësaj qeverie. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Naço shprehet se qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar ditën e nesërme kundër pushtetit të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij virtytin më të madh ka papërgjegjshmërinë. Ish-ministri i Drejtësisë ka një thirrje edhe për qytetarët e Qarkut të Beratit, nga ku edhe doli deputetit i LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit. “Të gjithë së bashku nesër të protestojmë kundër një pushteti, i cili virtytin më të madh ka papërgjeshmërinë! Të bashkojmë zërin kundër arrogancës së oligarkëve që po ju grabisin bukën e gojës, dinjitetin dhe shpirtin shqiptarëve. Së bashku t’i themi mjaft më shkeljes me këmbë dhe mospërfilljes të atyre që kanë për detyrë të na ofrojnë një jetë më të mirë! Qytetarët e Qarkut të Beratit dhe gjithë Shqipërisë #Gati të #Protestojmë më datë #27 janar për t’iu rikthyer njerëzve besimin dhe shpresën për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre. Ditën e nesërme në orën 12:00 opozita e bashkuar ka lajmëruar se do të mbajë një protestë të madhe kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj, e ka zhytur vendin në varfëri si dhe ka shkelur më shumë se një herë Kushtetutën e Shqipërisë.