Nga Qamil Gjyrezi
Kulluri, Jozi dhe Patozi, janë vënë në garë si të “kulluar, puritan” për të “sulmuar” opozitën, PD-në dhe kryesisht kryeministrin e ardhshëm, Z. Lulzim Basha.
Në politikë shansi të vjen njëherë dhe nëse nuk ke fuqi, nuk krijon imazh pozitiv ose hapsirë të mbijetosh, duhet të “hapësh krahun” dhe të merresh me punët dhe bizneset tuaja.
Këtë shembull na e jep edhe politika botërore, biles edhe nivele shumë të larta. Këta zotërinj dhe zonjusha, nuk duan të marrin në konsideratë fare eksperiencën botërore, që është baza edhe në vendet me “demokraci të brishtë” e një karriere politike, të liderit dhe politikanit.
Forma, modeli sulmet që përdorin këta politikanë të “kulluar”, filloi të duket mbas viteve 2000 në politikën tonë, brënda forcave politike dhe në media!
Gjoja të larguarit nga një parti politike, si “lidera” filluan të sulmojnë partinë që i’u dha emër dhe harruan se ka qeveri, që qeverisë keq dhe ka korrupsion që rëndon tek njerëzit.
Kjo lloj politike, këto sulme janë thjeshtë “inate” personale që sulmojnë liderin Basha, i cili në këto vite në politikë nuk ka përdorur asnjëherë inate!
Në një takim me një psikoanalist shqiptaro-amerikan deklaroi që “Inat ka vetëm qeni”!
Nuk shkohet me “inate personale” në politikë, por me konkurrim dhe bashkëpunim.
Zotërinjtë dhe zonjusha nuk guxuan të konkurrojnë me sistemin “një anëtar një votë” në PD por donin të “katapultoheshin” se janë mësuar kështu në vite.
Jozefinën e katapultuan nga ish-kancelare universiteti, Patozin nga ish-mësues në Kavajë dhe e bënë gazetar më vonë politikan dhe Kullurin e ka mbështetur Arben Imami, por ai nuk flet dhe shkruan se e ka “kullotur” në 30 vjet politikën, sa majtas djathtas.
Lulzim Basha dhe politikanë të tjerë të PD-së, konkurruan dhe fitoi Lulzim Basha, duke krijuar modelin më të mirë në 30 vite në opozitë.
Me të tre ish-personazhet politikë, nuk kam asgjë personale, por më duket nuk e kuptojnë shumë termin politikë dhe e kanë përdorur atë për përfitime dhe inate personale!
Ka 7 vite që pikërisht këta “zëra tashmë të parëndësishëm”, sulmojnë PD-në, forcën politike që i’u dha emër dhe nuk kanë aspak respekt për votuesit e djathtë të PD-së, që iu siguruan karriget dhe rrogat në parlament në vite!
Me dy të parët Ridvanin dhe Majlindën, Edi Rama e zgjidhi shpejt emërimin e tyre. Edi Rama i premton (tallet) Jozefinës se do ta zgjedhë presidente në vend të Metës, që nuk i takon dhe vetëm i bën presion të vetëve dhe presidentit aktual!
Jozefina pa asnjë takt në politikë kërkonte në 2005, të bëhej ministre e jashtme, por edhe ky post nuk është pët t’ia besuar. Berisha i’a mbylli gojën si Kryetare Parlamenti, që “la nam” nga veriu deri në Jug me sjelljen dhe performancën e saj!
Poste të rëndësishme në vend kërkojnë një figurë, model më të pranueshëm për të gjitha palët dhe konsensuale!
Edhe në momentin e zgjedhjes së Nishanit, Jozefina kërkonte të bëhej presidente, që nuk u bë dhe nuk i takon!
Kurse Astriti don “llokëm të madhe”, krijoi Parti, mbasi Edi Rama nuk mund ta emëronte mësues ose drejtor shkolle, diku në Tiranë. Kurse këtë Kullurin, Rama nuk ka ku ta emërojë, mbasi nga 2013 ka lënë me mijëra socialistë pa poste, më të aftë disa herë se Kulluri dhe ai nuk përfaqëson asgjë në politikë, nuk e votojnë as në lagjen e tij!
Sulmet e tyre politike, konsistojnë tek zhvillimet e fundit në vend dhe këta ish-politikanë sulmojnë Bashën për marrëveshtje ma Ramën dhe këshillin politik!
Përgjigjen më të mirë këtyre personazheve, u’a jep “analisti brilant i heshtur” Red Varaku, kur shkruan se: “Këshilli Politik thjesht vendos për mënyrën se si do të varroset kufoma e kësaj qeverie”!
Duke e mbyllur e shkruaj se, të tre këta ish-personazhe kanë qenë të katapultuar nga dikush në strukturat e PD-së dhe kanë shfytëzuar rastin për t’u zgjedhur në nivele të larta të politikës.
Lulzim Basha është model krejt tjetër, është dhe do të jetë simbol i së ardhmes së PD-së. Kam 15 vite që ndjek rritjen e tij në politikë dhe nuk e kam parë dhe dëgjuar të ofendojë njeri, as në PD, as kundërshtarët politikë. Lulzim Basha por prodhon çdo ditë edhe këta 7 vite politikë, në shërbim të së ardhmes, integrimit edhe të Kullurit, Patozit dhe Jozit!!
Është hera e fundit që i përmend këta “dështakë” edhe ndonjë tjetër, që ka bërë shumë pak për Dibrën, duke besuar “varrosjen e kufomës së kësaj qeverie” dhe integrimin e Shqipnisë!!!