Ngjarja e rëndë në lokal, flet xhaxhai: Nipi po pinte kafe me…

Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur nga breshwritw e plumbave Brenda njw lokali.

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur, Nikollaq (Niko) Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Burimet thanë se Niko Cepaj kishte lënë qelinë e burgut pak ditë më parë.

Aktualisht forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ambulanca trasportoi të plagosurit në spitalin rajonal të Vlorës.

Katër ditë pasi la qelinë, Nikollaq Çepaj (Taullaraj) mbeti i plagosur në një atentat me kallashnikov në Vlorë. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, në lagjen “Kushtrimi”, ku mbeti i plagosur dhe kushëri i tij Roland Cepaj, 28 vjeç. Ata po pinin kafe së bashku në një lokal të qytetit. Dëshmitarët thanë se plumbat e automatikut janë shkrehur me breshëri nga një Mercedes Benz i zi.

Çepaj është një person me precedentë të rëndë kriminal. Në Maj 2018 ai plagosi me armë zjarri Eraldo Lazajn, 34 vjeç. Asokohe Çepaj u arrestua nga policia dhe u dënua për plagosje të rëndë me dashje. Nuk dihet ende si organet e drejtësisë (prokuroria, gjykata) e nxorën nga burgu Nikollaq Çepajn brenda1 viti e gjysmë. Policia nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm, por dyshimet janë se atenati është për hakmarrje.

Ngjarja e 16 Majit 2018
Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri në lagjen ”Pavarësia”. Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj), banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMË X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMË X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Flet xhaxhai: Nipi po pinte kafe me Niko Çepajn

Dy persona mbeten të plagosur pasditen e sotme në Vlorë dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Ata janë kushërinj me njëri tjetrin, përkatësisht Nikollaq Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Dy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar një kafe sëbashku kur janë qëlluar me breshëri plumbash në lokal. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi”, pas një konflikti të çastit.

Ndërsa xhaxhai i njërit prej të plagosurve, konkretisht 28 vjeçarit Rolandit Cepaj tha se ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes. Sipas tij është qëlluar në distancë nga një makinë me breshëri automatiku dhe mendon se nipi i tij është plagosur aksidentalisht.

“Unë isha atje dëgjova breshëri dhe ulërima. Kanë qëlluar nga brenda makinës”, u shpreh ai.
Gazetari i Abcnews.al, Elton Nika dha se dyshohet se shënjestra e këtij atenati ka qenë Nikollaq (Niko) Çepaj, i cili 4 ditë më parë kishte dalë nga burgu.

Vlorë/Informacion paraprak i policisë
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç. 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version