Ishin importuar ilegalisht nga Shqipëria, ANSA: Autoritetet italiane sekuestrojnë 58 tonë mbetje toksike

Mbi 58 tonë mbetje ekotoksike, të cilat dy kompani të ndryshme italiane me seli në Lombardi po tentonin t’i importonin ilegalisht nga Shqipëria, u sekuestruan nga Guardia di Finanza dhe Agjencia e Doganave dhe Monopoleve në portin e Ankonës në kuadër të operacionit “Metal Gate”, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

 

Bastisjet ndodhën pasi u zbulua se kishte mospërputhje në dokumente gjatë kontrollit të mallrave “sensitive” që po transportoheshin.

Malli i është nënshtruar analizës nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit, të cilët i klasifikuan produktet e transportuara si mbetje ekotoksike.

Mbetjet, të deklaruara zyrtarisht si “shkumë alumini”, në fakt përmbanin një përqendrim të konsiderueshëm të zinkut, plumbit dhe bakrit shumë toksik, të tillë që shkaktonin toksicitet akut për mjedisin ujor dhe toksicitet kronik.

Operacioni u krye në vazhdën e një aktiviteti të mëparshëm që ka çuar në sekuestrimin e rreth 16 tonë mbetje urbane.

Mbetjet u sekuestruan dhe përfaqësuesve ligjorë të kompanive importuese janë vënë nën hetim.

Exit mobile version