Ismail Ferraj: Koalicioni Euroatlantik është e vetmja garanci për integrimin europian të Shqipërisë

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Ismail Ferraj, ka bërë një deklaratë, duke theksuar se vetëm kjo forcë politike përfaqëson vlerat që e afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Ferraj është shprehur se përballë partive të përkohshme dhe forcave që, sipas tij, e trajtojnë BE-në si një formalitet politik, Koalicioni Euroatlantik ofron një platformë të qëndrueshme, me përvojë dhe energji rinore, për ta çuar vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Vetëm tek Demokratët Euroatlantikë nr. 4 votohen vlerat të cilat na bashkojnë me Bashkimin Europian,” – shprehet Ferraj. Ai ka sulmuar ashpër kundërshtarët politikë duke i cilësuar si “parti që hapen sipas oreksit”, apo si “kazermë që do të marrë lopatën e fundit me dhè në varrin e hapur me vullnet të lirë”.

Në deklaratën e tij, ai ka theksuar se skuadra e Koalicionit përbëhet nga të rinj të angazhuar dhe figura me përvojë politike, duke krijuar një ekuilibër të nevojshëm për qeverisje dinjitoze dhe të përgjegjshme.

Postimi i plotë:

“Vetëm tek Demokratët Euroatlantikë nr. 4 votohen vlerat të cilat na bashkojnë me Bashkimin Europian.
Përballë partive që hapen sipas oreksit, kazermës që do të marrë lopatën e fundit me dhè në varrin e hapur me vullnet të lirë, dhe një force që predikon BE vetëm si një protokoll i firmosur në korridoret e selisë në Bruksel, Koalicioni Euroatlantik është e vetmja forcë me garanci të plotë mbi bazat e përvojës që Shqipëria të ketë flamurin në BE me skuadrën e të rinjve ndërthurur me përvojë të duhur politike, dinjitoze dhe serioze.
Në Vlorë voto 4 dhe Ismail Ferraj.”

#votoismailferraj4
#KoalicioniEuroatlantik
#VloraMeritonMëShumë
#EVETMJARRUGË

Exit mobile version