Itali-Shqipëri, nis shitja e biletave

Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Itali-Shqipëri. Në një kounikatë zyrtare të publikuar në faqen e institucionit më të lartë të futbollit shqiptar, në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat e sektorit të miqve me çmim 12 euro. Shitja e biletave do të bëhet për të gjithë të interesuarit në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe personat e interesuar duhet të kenë me vete kartën e identitetit, sepse në bazë të rregullores në vendin fqinjë, biletat do të jenë të personalizuara.
Për ndeshjen e 24 marsit mes Italisë dhe Shqipërisë që do të luhet në stadiumin e Palermos “Renzo Barbera”. Në dispozicion të federatës shqiptare janë vënë rreth 2400 bileta dhe pas fazës së parë të aplikimit vetëm për anëtarët e “Fun Club”, tashmë nis faza e dytë e shitjes së lirë. Në një prononcim zyrtar të disa javëve më parë, FSHF sqaroi edhe procedurat për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Itali, duke theksuar se nëse ata nuk janë të pajisur me lejeqëndrimi apo pasaportë italiane, nuk mund të blejnë një biletë për të hyrë në stadium dhe në këtë rast rruga e vetme është blerja e biletës nëpërmjet federatës shqiptare.

Exit mobile version